Gjilan: Në 8 shkolla uji i papastërt!

Komuna do të marr masa urgjente për sigurimin e ujit cilësor

Në tetë shkolla të Komunës së Gjilanit që furnizohen me ujë nga puset, është gjetur se uji është i kontaminuar në aspektin kimik dhe bakteriologjik dhe për rrjedhojë mund të shkaktojë sëmundje infektive si tifoja, paratifoja, dizenteria dhe kolera. Instituti i Shëndetit Publik kërkon masa urgjente në pastrimin dhe dezinfektimin e puseve.(Teksti-Bahtir Cakolli- kamera- Sahit Troshupa)./21Media

Back to top button