Pacolli reagon sërish për rastin e Liridonës: Jam i zhgënjyer

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar edhe sërish lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt,
Përmes një statusi në Facebook ka thënë se është i zhgënjyer nga personat që po japin versione të ndryshme për sa i përket motivit të vrasjes së Liridonës

“Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit, për viktimen dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidheshmeri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka. Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin), duke u shkaktuar dhembje atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këta faqezinjë duhet të përgjigjen para drejtësisë!””, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se i dyshuari për vrasjen e Liridonës është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili ishte këshilltar bono i Pacollit./21Media

Back to top button