Pacolli: Reçaku ishte arsyeja pse NATO-ja e përshpejtoi çlirimin e Kosovës

Kryetari i AKK-së, Behgjet Pacolli ka përkujtuar viktimat e masakrës së kryer nga forcat serbe 23 vjet më parë në Reçak.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se 15 janari i vitit 1999 ishte ditë zie për fshatarët e Reçakut ku forcat gjenocidale serbe të Millosheviqit vranë mbi 45 njerëz të pafajshëm dhe terrorizuan të gjithë banorët tjerë të fshatit.
”Kjo masakër, e cila konsiderohet si një nga krimet serbe kundër njerëzimit në Kosovë, ishte arsyeja e ndërhyrjes së NATO-s që përshpejtoi çlirimin e Kosovës. Lavdi viktimave dhe heroizmit të banorëve të Reçakut”, ka shkruar Pacolli./21Media

Back to top button