Pacolli: Situata është shumë alarmante

Sipas Pacollit Kosova ka nevojë për njerëz që punojnë për vendin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se po shkojnë dëm miliona e miliona euro në tërë vendin, i cili po degradohet për mungesë të përkujdeset.

Sipas tij, Kosova duhet të lirohet nga shkatërruesit, pasi Kosova ka nevojë për njerëz që e duan dhe punojnë për vendin.

“Alarmante…E shof çdo ditë dhe disa herë kam shkruar për investimet e kryera me paratë e qytetarëve, të cilat në mungesë të mirëmbajtjes dhe përkujdesjes çdo ditë shkatërrohen. Konkretisht kam shkruar për rrugën Prekoc-Krilevë (përreth lumit të Marecit)”, ka thënë Pacolli përmes një postimi.

Ai thotë se rruga që u ndërtua në vitin 2014 sot praktikisht është e pakalueshme.

“Nga ky zotim, pos gënjeshtrës nuk pati asgjë. Pra, ky investim disa milionësh praktikisht po shkon dëm ashtu siç po shkojnë dëm miliona e miliona euro në tërë Kosovën. Situata është shumë alarmante. Vendi po degradohet për mungesë të përkujdeset. Kosova duhet të lirohet nga shkatërruesit! Kosova ka nevojë për njerëz që e dojnë dhe punojnë për vendin”, ka vlersuar kreu i AKR-së./21Media

Back to top button