Pacolli: Sot Edi Rama ishte përsëri zëri i Kosovës!

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës lidhur me miratimin e Rezolutës së propozuar nga Shqipëria kundër Raportit ish-senatorit Dick Marty për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë.
Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se sot Rama ishte përsëri zëri i Kosovës.
“Pas fjalimit të tij në Këshill të sigurimit të OKB-së, sot në Këshill të Evropës. Jam i impresionuar dhe krenar për fjalimin që mbajti dhe ku i kërkoi botës të tregonte se ku ndodhen këto të ashtuquajtura organe? Ku edhe një herë theksoi se UÇK-ja ishte në anën e popullit dhe një lëvizje për liri, dhe jo terroriste. Janë veprime si këto që kanë shumë domethënie për Kosovën dhe për të cilat ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës. Faleminderit edhe një herë Kryeministër Rama!”, ka shkruar Pacolli./21Media

Back to top button