Pacolli: Të gjithë të jemi një zëri ashtu siç ka kërkuar Trump

Pacolli ftoi në takim urgjent udhëheqësit politik të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ftuar në një takim të përbashkët urgjent, të gjithë udhëheqësit politik të Kosovës me miqtë e SHBA-së dhe të perëndimit siç tha ai, “koordinuar veprimet tona, cilat do qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë më aleatet tonë perëndimor dhe në interesin kombëtar”.

Sipas Pacollit, të gjitha institucionet duhet të flasin me një zë siç ka kërkuar Presidenti Trump.

Pacolli tutje shtoi se këto letra brenda një kohe kaq të shkurtër, mesazhet e tyre në përputhshmëri me njeri tjetrin janë rast që të forcohemi dhe jo të ndahemi. Ai është shprehur se koha nuk pret.

“Me letrat e Presidentit Trump drejtuar presidentit Thaçi apo dhe me letrat e tre institucioneve kryesore të SHBA-ve është vërtetuar qart se ShBA e don përkryerjen e shtetndërtimit të Kosovës. 

Kjo përfshirje e SHBA-ve që dëshiron forcimin tonë, integrimin tonë, njohjen tonë prej Serbisë, është një bekim për ne! Kjo duhët të kuptohet posaçërisht dhe të mbahet parasysh!!!

Nga ana tjetër, ne nuk jemi qendër e botës dhe as kemi për të qenë ndonjëherë, ndaj duhet ta vlerësojmë lart këtë pozicionim të radhës nga SHBA-të në favorin tonë”, shkroi Pacolli në Facebook.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në muajin dhjetor 2018 ka pranuar një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në këtë letër, Presidenti Trump, ndër të tjera ka kërkuar nga presidenti Thaçi dhe liderët e Kosovës që të shfrytëzohet ky moment unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë./21Media 

Back to top button