Pacolli uron 8 Marsin

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Pacolli vlerëson se kjo datë festohet për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave teksa shton se përpos kësaj, në këtë ditë festohen edhe arritjet e grave në fusha të ndryshme.
“8 Marsi, Dita ndërkombëtare e të drejtave të gruas, festohet çdo vit për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave, të vetëdijshme se një pjesë e madhe e grave, edhe sot vuajnë dhunën dhe diskriminimin në çdo pjesë të botës”.
“Në këtë ditë festojmë po ashtu edhe arritjet sociale, ekonomike, politike etj. te gruas! Të gjitha grave të botës e sidomos atyre të cilat na qëndrojnë rreth nesh, uroj festën e 8 Marsit!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”./21Media

Back to top button