Pagë mujore, veturë dhe shofer për gruan e Rugovës

Një mijë euro në muaj për gruan e Rugovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që bashkëshortes së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Fana Rugovës, t’i ndahet pagë mujore.

Kabineti qeveritar ka marrë vendim që për Fana Rugovën të ndajë një mijë euro neto pagë në muaj, veturë dhe shofer që do ta drejtojë veturën.

Para dy ditësh nder të ditëlindjes së 74-të, të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varrit i ish-Presidentit.

Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e ditëlindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova ka vizituar edhe familjen e ish-Presidentit. Ish – presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

Back to top button