Pahor nuk do të japë intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së emisarit të BE-së për dialogun

Kandidati për postin e emisarit BE-së për dialogun Kosovë- Serbi , Borut Pahor ka thënë se nuk do të japë intervista për media derisa të përfundojë procesi i përzgjedhjes së emisarit të posaçëm të BE- së për dialogun Kosovë- Serbi.
“Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga rajoni, ish-presidenti Borut Pahor nuk po jep deklarata apo intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale. Faleminderit për mirëkuptimin.”, njoftoi ai./21Media
Glede na vse bolj številne prošnje za izjave ali intervjuje, zlasti iz regije, bivši predsednik Borut Pahor do izteka postopka izbire EUSR za dialog Beograd – Priština in druga regionalna vprašanja ne daje izjav ali intervjujev. Hvala za razumevanje.
— Borut Pahor (@BorutPahor) May 7, 2024