Pahor: S’pajtohemi me Vjosën për Asociacionin

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka kërkuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidenti Pahor tha se me Kosovën kanë shumë qëndrime të përbashkëta, por kanë dallim në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit me Serbinë.
“Edhe në Beograd kam thënë, edhe herën e kaluar këtu, unë e shoh si rrugëtim për përforcimin e besimit që të implementohen marrëveshjet e arritura, marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte po ashtu për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Unë i kam thënë edhe Osmanit që të gjendet një zgjidhje që të arrihet kjo marrëveshje, unë nuk e di nëse ka alternativa, por derisa nuk ka propozime nga palët, vlen marrëveshja e arritur më parë”, tha ai.

Mirëpo, presidentja Osmani tha se marrëveshja për asociacionin bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
“Ajo marrëveshje bie ndesh me rendit kushtetues të Kosovës. Ne do të respektojmë vendimin e kushtetueses. Lista e marrëveshjeve që nuk ka zbatuar Serbia është shumë e gjatë”, tha ajo. / 21Media

Back to top button