Chelsea po përgatit kontratën për Potter

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat është duke punuar në mënyrë intensive për të gjetur zëvendësuesin e Thomas Tuchel, të cilin e liroi nga detyra e trajnerit sot.
Favoriti për ta zëvendësuar Tuchelin tani është trajneri anglez, Graham Potter, të cilit klubi i tij, Brighton, ia ka lejuar bisedimet me Chelsean.
Chelsea është tani duke përgatitur propozimin e parë të kontratës drejt Graham Potter, por prioriteti kryesorë është për të diskutuar rreth projektit afatgjatë në klub.
Potter është favoriti për detyrën e trajnerit te Chelsea, kurse Pochettino është në pritje të vendimit të fundit të klubit londinez.
Brightoni do të diskutojë më pas për kompensimin që Chelsea duhet ta paguajë për sigurimin e shërbimeve të Potter.

Back to top button