Pajisjet e reja të mbrojtjes ajrore mbërrijnë në Kiev

Kryeqyteti i Ukrainës ka luftuar me ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë javëve të sulmeve ajrore ruse, por shpreson se pajisjet e reja të mbrojtjes ajrore do të shmangin sulmet e mëtejshme.
“Ushtria më siguroi (gjatë një takimi të fundit) se pajisjet e reja të mbrojtjes ajrore kanë mbërritur në kryeqytet dhe qielli ynë do të jetë më i sigurt. Shpresojmë që të mos ketë më sulme dhe provokime me dronë dhe raketa kamikaze”, tha majori i Kievit, Vitali Klitschko.
Rusia kohët e fundit ka filluar përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani, të cilët bien dhe shpërthejnë në objektiva.
Klitschko ka thënë se rrjeti elektrik i Kievit po funksiononte në “modalitet emergjence” dhe furnizimet me energji elektrike janë ulur deri në 50% krahasuar me nivelet e paraluftës.
Kryeqyteti dhe rajoni përreth tij kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike ditët e fundit dhe do të ketë më shumë në të ardhmen e afërt./21Media 

Back to top button