Sulmohen fizikisht inspektorët komunalë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar fizikisht inspektorët komunalë në Prizren.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe të dëmtuarve.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt./21Media 

Back to top button