Pak para votimit të ushtrisë, flet Ambasadori i Amerikës
Rikonfirmohet mbështetja e Amerikës
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett pak para fillimit të votimit të ushtrisë në Kuvendin e Kosovës, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e tij për ushtrinë.
“Kuvendi voton sot, por që të rikujtojmë që siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të sigurisë – dhe të paqes, si dhe marrëdhëniet reciproke me fqinjët – për aq sa edhe forcimi i profesionalizmit të forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Aktualisht ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, me tre pika të rendit të ditës.
Rendi i ditës së kësaj seance është:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet nga ora 17:00./21Media