Pakistanezet bëjnë histori me ngjitje në maje të K2

Alpinistet pakistaneze Samina Baig dhe Naila Kiani arritën të ngjiten në maje të malit K2 bashkë me ekipin e tyre, duke u bërë kështu pakistanezet e para që arritën këtë sfidë.
Kjo është maja më e lartë në botë e cila qëndron në lartësi prej 8,611 metrash, pas Mont Everestit.
Sfidën e para e arriti Samina Baig, e pas saj e dyta në radh ishte Naila.
Kjo është sfisë të cilën më parë provuan ta arrijnë edhe gra të tjera, si nga Omani, Libani, Irani e Tajvani, por nuk ia dolën.
Pas arritjes së fitores, ekipi i Saiminës në një deklaratë për media tha se krenohen me këtë sukses, pasi që ia dolën të ngjiten në majen më fascinuse dhe më të rrezikshme në botë, që njihet si bjeshka e egër.
Alpinistja Samina Baig vjen nga një fshat i largët në Pakistan. Ajo në vitin 2013 u bë pakistanezja e parë që arriti majën më të lartë në botë, Mount Everestin.
Sa i përket arritjes së fundit në K2, në këtë maje pas Saiminës e Nailas arritën të ngjiten 50 alpinistë të tjerë. Në mesin e tyre ishte edhe Kristin Harila nga Norvegjia./21Media

Back to top button