Pakistani ia arrin qëllimit për të vaksinuar 70 milionë banorë
Ministri i Planifikimit i Pakistanit, Asad Umar thotë se vendi i tij ka arritur qëllimin për të vaksinuar plotësisht 70 milionë njerëz deri në fund të vitit 2021.
Njoftimi erdhi sot (31 dhjetor) pasi Pakistani kohët e fundit ka rritur fushatën e vaksinimit, ndërsa varianti i ri Omicron po përhapet.
Umar shkroi në Twitter për të falënderuar punonjësit e shëndetësisë që punuan për të arritur qëllimin, transmeton rtv21.tv
Që nga viti i kaluar, Pakistani ka administruar 155 milionë doza vaksinash COVID-19, duke vaksinuar plotësisht mbi 70 milionë në vendin e Azisë Jugore me rreth 220 milionë banorë. E çon shkallën e vaksinimit në 44%.
Pakistani deri më tani është mbështetur kryesisht në vaksinat kineze, megjithëse ka marrë gjithashtu miliona doza vaksinash sipas skemës COVAX./21Media