Pakoja u propozua nga Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi

Pakoja u propozua nga Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi

Në mbledhjen  që pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme, Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë dhe do ta hedhë për votim pakon emergjente në vlerë prej 170.6 milionë euro, e propozuar nga Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për tejkalimin e gjendjes emergjente e cila është krijuar me pandeminë COVID-19.

Kështu bëri të ditur, zëdhënësi i Qeverisë në dorëheqje, Përparim Kryeziu.

“Tashmë mora informata se Qeveria në detyrë në fillim të javës së ardhshme do të shqyrtojë dhe do ta hedhë për votim pakon emergjente të propozuar nga ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për tejkalimin e gjendjes emergjente e cila është krijuar me pandeminë COVID-19”, tha për kp zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

Edhe Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, inkurajon qeverinë dhe Ministrin e Financave që sa më shpejtë të bëhet ndarjen e këtyre mjeteve me qëllim të zbutjes së gjendjes që po mbretëron në Kosovë.

Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, bërë të ditur se, kjo sindikatë kërkon që ta ketë përfaqësuesin e vet në nivel të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve.

Ai theksoi se, kërkojnë nga qeveria që në mënyrë specifike të dinë se këto mjete për cilat kategori ndahen.

 

Kryeminstrit Albin Kurti Ministrit të Financave Besnik Bislimi Prishtinë, 28.03.2020 …

Gepostet von Jusuf Azemi am Samstag, 28. März 2020