Palgosen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë plagosur sonte në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti është raportuar sonte rreth orës 21:00.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. “, tha Ahmeti.

Më tej ajo bëri të ditur se  lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.” , tha Ahmeti./21Media

Back to top button