Lama: Blinken është i prekur personalisht nga mënyra se si Kurti ofendoi atë

 

Analistja Alma Lama komentoi në emsionin “Click” në RTV21 deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinkën për Kosovën.

Sipas saj Blinkën është i prekur personalisht me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtit.

“ Ai është i prekur personalisht nga mënyra se si është sjellë kryeministri i Kosovës duke e ofenduar edhe publikisht disa muaj më parë në arenën ndërkombëtare, është i prekur personalisht sepse ai është nga njerëzit që ka kontribuar ka 30 vite në cështjen e Kosovës …mendoj për shkak të mosmirënjohjes , sigurisht që kjo nuk është një gjë e lehtë të ofendosh një burrështetas nga cili do vend të jetë e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e ka nxjerrë këtë vend nga hiri i luftës  dhe e ka shpëtuar kështuqë mendoj se ka një hatërmbetje”, tha Lama duke shtuar se jo rastësisht që Hovenier doli tre orë më përpara dha mesazhet.

Sipas Lamës , kyreministrit Edi Rama ju la më qëllim që t’i thotë mesazhet për Kosovën.

“Sigurisht më marrëveshje që t’i thotë ato mesazhe që po t’I thoshte edhe Blinken do të ishin 100 të sakta, por e la që t’I përcjell ai për Kosovën.”, deklaroi Lama.

Megjithatë Lama tha se vizita e Blinken në këtë kohë në Shqipëri është mesazh i fushqishëm “se jemi me shqiptarët dhe kjo përfshinë edhe shqiptarët”.

Back to top button