Palgosja në Prishtinë, plumbi qëllon derën e shtëpisë se ish-kryenegociatorit Avni Arifi

Sot gjatë dites pati gjuajtje me armë në Prishtinë ku mbetën të plagosur dy persona.

E tërë ngjarja ishte zhvilluar para shtëpisë së ish kryenogociatorit Avni Arifi. Madje një plumb kishte qëlluar derën e shtëpisë së tij.

Ai ka ngritur alarm se siguria publike po cenohet në Prishtinë, derisa ka apeluar nga mekanizmat e sigurisë të rrisin kujdesin.

“Shkëmbimi me armë zjarri dhe plagosja e dy personave sot pasdite ndodhi para shtëpisë time. Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh nmes tyre. Kësaj here viktima përveq protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin.Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë.”, ka shkruar Arifi në Facebook./21Media

Back to top button