Kaloni te përmbajtja kryesore

Palmer deklarohet rreth Manastirit të Deçanit

 

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer sot inkurajoi Qeverinë e Kosovës dhe udhëheqësit e opozitës për të luajtur rol konstruktiv, ndërsa iu bëri thirrje të gjithëve të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e pronës së Manastirit të Deçanit.

“Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit janë thelbësore për të ardhmen demokratike dhe multietnike të Kosovës”, shkroi Ambasada amerikane në Facebook.

Ndryshe, Palmer sot vizitoi Manastirin e Deçanit. Ai ishte në një vizitë dyditore në Kosovë së bashku me të dërguarin e BE për dialog, Miroslav Lajcak.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button