Palmer takohet me Abdixhikun

 

Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së, Mathew Palmer, gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.Përmes një njoftimi nga LDK-ja, Abdixhiku ka falënderuar Palmerin për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falënderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

Palmer së bashku me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë, kur pritet të takohen me krerët e shteti./21Media 

Back to top button