Vdes “Tarzani” pas rrëzimit të aeroplanit

 

Aktori amerikan Joe Lara, i njohur në rolin e tij si “Tarzani”, raportohet të ketë vdekur pasi aeroplani i tij u rrëzua në Tennessee.

58 vjeçari është në mesin e shtatë viktimave që mendohet të kenë vdekur, në këtë aksident.

Burime të BBC bëjnë të ditur se edhe gruaja e tij është në mesin e të vdekurve.

Lara, ka luajtur në rolin e Tarzanit, në “The Epic Adventures”, në vitin 1989 .

Ai la aktrimin në vitin 2002, që të vazhdojë karrierën më pas në muzikë./21Media

Back to top button