Pamela Anderson debuton me rol në Broadway

Aktorja Pamela Anderson u paraqit në skenë në Broadway, me mjuziklin hit “Chicago”. Ajo në të luan rolin e personazhit të famshëm Roxie Hart.
Pas ndjekjes së mjuziklit, disa nga dashamirët e tij kanë folur për AP.
Nejt ka thënë se aktorja Anderson ishte e mrekullueshme. Sipas tij, mjuzikli është shou i përkryer dhe se Anderson është përgatitur mirë për të. Ajo u paraqit në mënyrë spektakulare, ka thënë ai.
Dashamiri tjetër Alvin ka thënë se mjuzikli ishte i mrekullueshëm, se kishte  këndim e vallëzime të mrekullueshme.
Edhe Dejvid mendon se Anderson ka bërë punë të madhe në mjuziklin “Chicago”. Ai mendon se ajo është fantastike, se duket fantastike dhe se ka vallëzuar për mrekulli.
Ky është viti i 25-të që mjuzikli “Chicago” shfaqet në Broadway. Pamela Anderson do të performojë atje për tetë javë radhazi.
Ndryshe, “Chicago” është mjuzikël i cili u realizua në vitin 1975. Ai bazohet në dramën e vitit 1926 me po këtë titull, të Maurine Dallas Watkins.
Mjuzikli “Chicago” është shfaqur në disa teatro rreth botës. E filmi i bazuar në të i vitit 2002, u nderua me çmimin akademik si filmi më i mirë./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=v39CCkcEJ7g

Back to top button