Pamje me dron nga aksidenti ku humbën jetë 46 persona

Mediat bullgare kanë publikuar pamje me dron ku duket vendi i ngjarjes ku u aksidentua autobusi nga Maqedonia e ku mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të lënduar.
Mes viktimave janë edhe 12 të fëmijë.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi nga Turqia.

Bullgaria është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse në vjetët e fundit.
Ndër të fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kanë vdekur pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë.
Aksidentet zakonisht janë shkaktuar për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë.
Sipas të dhënave zyrtare, 628 persona kanë vdekur në aksidente rrugore më 2019 dhe 463 vitin e kaluar, në shtetin me 6.9 milionë banorë./21Media

Back to top button