Pamje nga arritja e ekipit olimpik të xhudos në Japoni

 
Ekipit olimpik i xhudos ka arritur në aeroportin Heneda të Tokios, ku edhe do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës(KOK) thuhet se ekipi u mirëprit nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.
“Ekipi iu nënshtrua testit për Covid, me ç’rast të gjithë rezultuan negativë, siç kishin rezultuar negativë edhe në dy testet e bëra para nisjes në Qendrën Laboratorike Olive në Prishtinë. Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Japoni për pritjen dhe kujdesin ndaj ekipit të xhudos, të cilëve iu uroi fat dhe mbarësi gjatë përgatitjeve në Komunën e Sanjos”, thuhet në njoftimin e KOK.
Ekipi më 21 korrik transferohet në fshatin olimpik të sportistëve në Tokio./21Media

Back to top button