Pamje nga festa e ditëlindjes së Nora Istrefit

Javën e kaluar Nora Istrefi festoi ditëlindjen e 36-të. Për këtë ditëlindje nuk ka munguar organizimi i një feste, në të cilën Nora si gjithmonë është dukur bukur dhe tërheqëse.
Pamje nga festa ka publikuar Nora në Instagram, ku shihet afër familjarëve dhe shoqërisë së ngushtë. Përmes këtyre imazhe Nora ka falënderuar të gjithë për urimet.
“Rrugëtimi i jetës time ka qenë jashtëzakonisht i mirë për mu dhe për këtë e falënderoj Zotin. Faleminderit edhe njerëzve t’mi të dashur që ma zbukuruan bday, dhe krejt juve që ma keni uru. Shumë dashni për krejt”, ka shkruar Nora poshtë fotografive të publikuara në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)


Nora ka vite që merret me muzikë dhe është njëra ndër artistet më të dashura të publikut shqiptarë.

“Më Mungon” titullohet projekti i fundit i Norës të cilën e solli në fillim të këtij muaji, kjo këngë deri tani në Youtube ka mbledhur mbi 1 milionë klikime.


 
Kujtojmë se, Nora është nënë e një vajzë, të cilën e ka nga martesa me këngëtarin Robert Berisha./21Media

Back to top button