Pamje nga pushimet familjare të Jehona Sopit

Edhe pse nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore këngët e saj dëgjohen me shumë nostalgji nga fansat. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Jehona Sopi e cila duket se është e përkushtuar në familjen e saj.
Jehona gjithmonë është treguar e rezervuar sa i përket publikimit të fotografive familjare. Kur jemi te kjo e fundit, këngëtarja në Instagram sot publikoi një imazh përmes të cilit tregoi se ka filluar pushimet me familjen e saj.
Jehona nuk ka treguar se cilin vend ka zgjedhur për pushime.

Dashuria e Jehonës dhe Lavdimit në vitin 2012 është e bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aria./21Media

Back to top button