Zelensky shkarkon krerët e shërbimit të sigurisë e prokurorisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar dy zyrtarë të rëndësishëm qeveritarë, nën dyshimin për tradhëti, bashkëpunim me Rusinë.
Dy zyrtarët e shkarkuar janë prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreu i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, Ivan Bakanov.
“Sot mora vendim për t’i shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme nga detyra dhe shefin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës”, ka thënë Zelensky.
Presidenti ukrainas ka thënë se zyrtarë të dy departamenteve dyshoheshin për tradhëti.
“Një grup i tillë krimesh kundër themeluesve të sigurisë kombëtare të shtetit dhe lidhjet e zbuluara midis punonjësve të forcave të sigurisë së Ukrainës dhe shërbimeve speciale të Rusisë janë serioze. Secila prej këtyre pyetjeve do të marrë njër përgjigje të duhur”, ka thënë Zelensky.
Zelensky tha se janë regjistruar 651 procedime penale për bashkëpunim me Rusinë.
“Deri më sot janë regjistruar 651 procedime penale në lidhje me veprimtarinë e tradhtisë dhe bashkëpunimit të punonjësve të prokurorive, organeve të hetimit paraprak dhe organeve të tjera ligjzbatuese. Mbi 60 punonjës të prokurorisë dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës kanë mbetur në territorin e pushtuar dhe po punojnë kundër shtetit tonë”, shtoi ai./21Media

Back to top button