“Pamje Revolucioni” në Teatrin Kombëtar

U dha shfaqja “Pamje Revolucioni” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Mbrëmë (28dhjetor) me fillim nga ora 20:00 luajtën trupa e aktorëve “Pamje Revolucioni” me regji të Kaltrim Balajt.
““Pamje revolucioni”, flet për revolucione të munguara, revolucione të dështuara e për revolucione që presin të shpërthejnë. Ne jetojmë në revolucione, të vogla apo të mëdha. Nga betejat e para që prej luftës brenda familjes e deri te hapat të domosdoshëm që na përfshijnë neve si pjesë e një shoqërie që pretendon të drejta të shenjta dhe të shtrenjta. Dhe nuk është vetëm e drejta për punë, nuk janë vetëm kërkesat e nevojshme sociale, sepse këto hyjnë brenda nevojave esenciale, por është dinjiteti, respekti, toleranca, e drejta për të ëndërruar”, thuhej në njoftim./21Media

Back to top button