Pamje spektakulare nga shpërthimi i vullkanit Etna

 

 

Vullkani Etna në Sicili të Italisë ka shpërthyer sërish, megjithatë autoritetet vendase për emergjencë thonë se kanë situatën nën kontroll, se nuk është rrezik për rrethinën.

Sipas Stefano Branco, përgjegjës i Institutit nacional për Gjeofizikë dhe Vullkanologji, kanë parë edhe më keq dhe se kësaj radhe nuk kanë pse të brengosen për këtë.

Megjithatë, vullkani vazhdon të nxjerr lavë, gurë të vegjël dhe hi, andaj, autoritetet vendosën të mbyllin aeroportin ndërkombëtar Catania, përcjell rtv21.tv

Autoritetet e vendit në Itali përmes Twitter-it bënë të ditur se janë duke monitoruar situatën nga afër rreth tri fshatrave që gjenden pranë vullkanit, si Linguaglossa, Fornazzo e Milo.

Etna ka gjatësi 3 mijë e 324 metra, dhe vlerësohet të jetë vullkani aktiv më i gjatë në Evropë./21Media

Back to top button