Pantina: Dhuna ndaj Arbana Xharrës është e pa tolerueshme

Pantina ka thënë se dhuna ndaj Arbana Xharrës është e papranueshme

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka thënë se institucionet e drejtësisë përfshirë edhe policia duhet urgjentisht të veprojnë për të gjetur jo vetëm sulmuesit e Arbanës por edhe ata që sulmuan Agron Kabashin dhe kërcënuan Dardan Molliqajn.

Ajo në facebook ka shkruar se është e papranueshme dhe e pa tolerueshme dhuna fizike apo e çfarëdo lloji qoftë që ushtrohet në veçanti ndaj njerëzve të angazhuar politikisht.

“Ajo është edhe më e pa tolerueshme kur ushtrohet ndaj një gruaje si një përpjekje për ta heshtur zërin e saj për çështje publike. Arbana Xharrës i uroj shërim të shpejt dhe përkundër faktit se mund të mos pajtohem politikisht me të, i uroj suksese në angazhimin e saj politik. Ndërsa institucionet e drejtësisë përfshi edhe policia duhet urgjentisht të veprojnë për të gjetur jo vetëm sulmuesit e Arbanës por edhe ata që sulmuan Agron Kabashin dhe kërcënuan Dardan Molliqajn”, ka shkruar Pantina.

Back to top button