Pas sulmit fizik ndaj Arbana Xharrës, reagon Veseli

Veseli: Sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë

Rreth sulmit të mbrëmshëm ndaj anëtares më të re të Partisë Demokatike të Kosovës ka reaguar edhe kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Veseli. Ai e ka cilësuar si akt barbar dhe të patolerueshëm.

“Linçimi i vazhdueshëm i një gruaje dhe nëne, e cila ndër vite është shquar për veprimtarinë e saj të guximshme në të mirë të të gjithë shoqërisë sonë, është një sulm i radhës qyqar ndaj Arbanës, familjes së saj dhe demokracisë në vendin tonë.”, ka shkruar Veseli në llogarinë  e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se Arbana do të vahdojë angazhin e saj në PDK , si dhe ka kërkuar që sulmuesit të vihen para drejtësië.

Ndryshe Arbana Xharra është sulmuar fizikisht sot rreth orës 1:00 të mëngjesit. Ajo ka marrë ndihmë në QKUK ndërkaq raportohet se gjendja e Xharrës është stabile./21Media

Back to top button