Papa Francesku: Vaksinohuni, është akt dashurie

Papa Francesku, ka bërë një apel sot gjatë shërbesës së tij, duke u bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër Covid-19.
Ai shtoi se vaksinat mund t’i japin fund pandemisë, por duhen marrë nga të gjithë.
“Falë Zotit dhe punës së shumë njerëzve, ne tani kemi vaksina për të na mbrojtur nga Covid-19. Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, por kuptimplotë e promovimit të mirës publike, veçanërisht për më të brishtët. I lutem Zotit që të gjithë të mund të kontribuojnë me grimcën e tyre të rërës, me aktin e tyre të dashurisë”, ka thënë Papa në një video mesazh.
Vaksinat janë gjerësisht të disponueshme në vendet kryesisht më të pasura, por mosbesimi dhe hezitimi ndaj tyre ka bërë që shumë njerëz të refuzojnë t’i marrin, duke i bërë ata veçanërisht të prekshëm  ndërsa varianti Delta po përhapet./oranews

Back to top button