Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga PDK

Xhevahire Izmaku ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në PDK.
“Sot më duhet ta shkruaj statusin ma të padëshiruar në jetën time politike prej 20 vitesh! Unë po jap dorëheqjen dhe po largohem nga PDK, duke nisur nga: Dorëheqje nga pozita e anëtares se Këshillit Drejtues; Nënkryetares së degës së PDK-së në Vushtrri dhe përfundimisht nga të qenurit-Anëtare e PDK-së!”, ka thënë ajo përmes një postimi në “Facebook”.
Këtë dorëheqje Izmaku e ka arsyetuar me mosbesim në projektin dhe vizionin e PDK-së.
“Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se SOT jap dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së. Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë”, ka shkruar ajo.
Izmaku ishte zëdhënëse e Komunës së Vushtrrisë, e më vonë u bë asambliste e deputete nga dega e PDK-së në Vushtrri, por dështoi në dy palë zgjedhjet e fundit për t’u bërë deputete.

Back to top button