Papa Françesku viziton rajonet e Irakut dikur të mbajtura nga IS-i

 

Papa Françesku është lutur në gërmadhat e kishave të shkatërruara nga grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), dhe mbajti një meshë të ambient të hapur, në ditën e fundit të vizitës historike në këtë shtet.

Të krishterët ishin në shënjestër nga IS kur pushtuan rajonin në vitin 2014.

Papa ka mbërritur në qytetin e Mosulit ku po lutet mes rrënojave të kishave disa prej të cilave u shkatërruan gjatë luftimeve.

Ai pritet të përfundojë ditën me një meshë në stadiumin në Irbil, në të cilin pritet të mblidhen rreth 10,000 persona, transmeton rtv21.tv.

Ekziston frika se rituali mund të bëhet një ngjarje super-përhapëse e koronavirusit. Iraku ka parë një rritje të infeksioneve Covid-19 gjatë muajit të kaluar.

Udhëheqësi 84-vjeçar i Kishës Katolike dhe shoqëruesit e tij janë vaksinuar të gjithë, por Iraku mori vetëm grupin e parë të dozave javën e kaluar.

Udhëtimi i cili filloi të premten, është ekskursioni i parë ndërkombëtar i Papës që nga fillimi i pandemisë më shumë se një vit më parë, dhe vizita e parë ndonjëherë papnore në Irak./21Media

Back to top button