Papa pret Pacollin në Vatikan

Ministri i Jashtëm në detyrë viziton Vatikanin

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë si dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, së bashku me gruan e tij Mashën janë për vizitë në Vatikan.

Pacolli me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook bëri të ditur se është takuar sot me Papën Françesku, në një audiencë në Vatikan.

“Ishte nder dhe privilegj të përfaqësoj shtetin dhe popullin tonë, sot tek Papa Françesku.”, shkruan Pacolli në Facebook.

Pacolli thekson se gjatë diskutimeve të përzemërta, evokuan marrëdhëniet e mira tradicionale dhe kontributin e Selisë së Shenjtë në Kosovë gjatë historisë së trazuar të Kosovë dhe përballë sfidave të tanishme socio-ekonomike, shkruan rtv21.tv.

Unë shpreha në emër të popullit të Kosovës vlerësimin për mbështetjen e Papa Françeskut ndaj Kosovës. Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë”, shkruan Pacolli.

Pacolli shton se Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve.

Ne jemi të bekuar me miqtë tanë dhe jemi shumë të nderuar për vëmendjen që Papa Françesku i jep Kosovës dhe qytetarëve tanë.”, përfundon shkrimin e tij Pacolli./21Media

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoorImage may contain: one or more people and people standingImage may contain: 2 people, people smiling, people sitting, table and indoorImage may contain: 3 people, people standing

Back to top button