“Argeta” dhe “Buçaj” bashkuan forcat, ngase çdo familje meriton shtëpi

Për 1 vit rresht, 1 cent nga çdo “Argetë” e shitur shkon drejt fondit #Houses4Kosovo (Shtëpi për Kosovën)

“Argeta”, pashteta numër 1 në Europë dhe Korporata Buçaj, bashkuan forcat dhe themeluan fondacionin #Houses4Kosovo, e cila ndihmon familjet në nevojë për të filluar një jetë më të mirë. Në çdo Argetë të shitur në vitin e kaluar, 1 cent u dhurua në fondacionin, i cili në fund mblodhi një shumë prej 150.326 € dhe u përdorën për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha.

Në shumë përralla, dashuria është elementi që e mban familjen së bashku dhe e mbron atë nga gjithçka. Përfshirë edhe të ftohtit. Por, vetëm dashuria nuk është e mjaftueshme. Për të ndihmuar dashurinë që të bëjë magjinë e saj, çdo familje duhet të ketë një vend të sigurt dhe të ngrohtë për të jetuar, një vend i quajtur shtëpi.

Në Kosovë, ka më shumë se 8.2% e njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme në më pak se 1,02 € në ditë dhe 29% e popullsisë jeton në varfëri relative, dmth 27,609 familje jetojnë nga skemat e përfitimeve sociale.

Vitin e kaluar “Argeta”, pashteta numër 1 në Europë, bashkoi forcat me Korporatën Buçaj për të krijuar diçka madhështore. Duke ditur që nuk ka “Argeta” pa një komunitet, dhe duke e ditur se brendi dhe njerëzit shkojnë së bashku, arritën një marrëveshje bashkëpunimi.

Plani ishte i thjeshtë: për 1 vit rresht, 1 cent nga çdo “Argetë” e shitur shkon drejt fondit #Houses4Kosovo (Shtëpi për Kosovën), që ndihmon në ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë. Sigurimi i shtëpive të ngrohta dhe të sigurta u bë misioni i tyre dhe sjellja e një buzëqeshjeje në fytyrat e familjeve u bë qëllimi i tyre.

Në periudhën 1 vjeçare, “Argeta” dhe “Buçaj” arritëb të mbledhim 150.326 €, që mundësuan ndërtimin e 2 shtëpive në qytetin e Mitrovicës, 2 në Podujevë dhe 1 në Gjilan.

Familja e Ilir Brahimit dhe Ajshe Dibranit ishin ndër familjet e para që hynë në shtëpitë e reja, ndërsa 3 shtëpi të tjera janë në fazën e fundit të ndërtimit. Të dy familjet, ajo e Ilirit dhe Ajshes, u zhvendosën nga një vend jo i sigurt, i ftohtë, i vogël dhe i mykur në një shtëpi plotësisht të re, ku edhe mund të fillojnë një jetë më të mirë.

Momentet e tilla janë për t’u festuar dhe asnjeherë nuk janë të mjaftueshme.

Partnerët

Ky projekt u mbështet edhe nga partnerët,  të cilët kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për këtë nismë dhe për të ndihmuar që ky projekt të bëhet më i sukseshëm:
Partnërët e këtij projekti ishin: Komuna të qyteteve të Republikës së Kosovës, Ipko, RTV 21, Gjirafa, Entermedia, Emona Center, Meridian Express dhe Albi Market.

Për më shumë, vizitoni www.houses4kosovo.com

Back to top button