Para nisjes së seancës plenare, opozita proteston sot para Kuvendit

Sot në Shqipëri para Kuvendit protestojnë 19 deputetët e përjashtuar nga seanca.

Deputetët e Shqipërisë i rikthehen jetës parlamentare sot pasdite në një seancë dedikuar shqetësimeve të qytetarëve që pritet t’i adresojnë për jo më shumë se 4 orë.

Jashtë tij në hyrje të ndërtesës demokratët kanë lajmëruar një protestë me mbështetës në orën 17:00 kur dhe është lajmëruar nisja e punimeve.

Kundërshtimi i masës së arrestit në shtëpi të Sali Berishës, por edhe dënimi i 19 deputetëve për të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe në Komisione do të jenë moto e reagimit të opozitës.

Ndërkaq selia blu ka deklaruar se do të shtrijë aksionin në të gjithë vendin dhe për këtë organizim ka emëruar katër koordinatorë.

Back to top button