“Para tre vite hymë në koalicion me një subjekt të padëshiruar”

Bashota ka thënë se para tre vite hymë në koalicion me një subjekt të padëshiruar por që ishte mundësia e vetme

Dega e PDK-së në Klinë, ka mbajtur dy tubime elektorale më anëtarë dhe simpatizantë të fshatit Gllarevë, Caravikë dhe disa lokalitetëve të Malishevës në të cilat janë prezantuar kandidatët për deputetë të këtyre dy komunave Ramush Agushi e Ukë Berisha nga Klina dhe Isni Kilaj nga Malisheva.

Në tubimin elektoral në Gllarevë, kryetari i degës së PDK-së, Sokol Bashota, ka thënë se para tre vite hymë në koalicion me një subjekt të padëshiruar por që ishte mundësia e vetme.

Kurse në tubimin elektoral në Kijevë të Malishevës, Bashota ka bërë thirrje që të mbështetën kandidatët e Klinës, Ramush Agushi , Ukë Berisha  dhe kandidati i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Kandidatët për deputet, Isni Kilaj, Ramush Agushi dhe Ukë Berisha, kanë premtuar se do të angazhohen për zgjidhjen e problemëve të qytetarëve të komunave, Malishevë dhe Klinë, në fushat e arsimit, bujqësisë, sportit dhe infrastrukturë rrugore. /21Media

Back to top button