Personat me nevoja të veçanta me porosi

Në Maqedoni konsiderohet se 10 % e popullatës kanë ndonjë invaliditet

Ertan Shaqiri me karrocën e tij po shkon tek berberi.Karroca e tij nuk mundet të ngjitet në trotuar, sepse nuk ka vendkalim të veçantë.

Çdo herë që Ertani duhet ti shkurtojë flokët, atij i duhen dy persona që ta ndihmojnë. Por ky djalosh ka një mesazh për qeverinë e re. Ai lut kryeministrin e ri që mos ti lë pas dore këta persona me afërsi të veçanta.

“Mesazhi jem është me u taku dhe me biseduar që të ju themi atyre në mënyrë direkte që mos të na harrojnë në gjitha aspektet. Që do të thotë invalidët më së shumti kanë nevojë më së shumti, për rrugë apo për sport ose angazhime tjera”, tha Ertan Shaqiri.

Suaret Alishan, është pjesë e iniciativës qytetare “5 minuta në 12”, që angazhohet për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta. Kushtet e tyre që kërkojnë janë terapi më cilësore dhe analiza të rregullta të këtyre fëmijëve, kuadër i shtuar profesional për tu përkujdesur për fëmijët e tyre, përkujdesja dhe strehimi më i mirë në qendra të posaçme..

Nga kjo iniciativë shpresojnë se do të zgjidhjen kërkesat e tyre.

“Besojmë se në bashkëpunim me qeverinë lokale dhe atë qendrore, do të formojmë grupe pune. Së bashku do t’i harmonizojmë ligjet për një sërë mungesash të cilat janë pengesë për një jetë më të mirë të kësaj kategorie të fëmijëve”, tha Suaret Alishan, Iniciativa Qytetare “5 minuta në 12”.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore për Shëndetësi, më shumë se një miliardë persona në mbarë botën kanë ndonjë formë të invaliditetit. Në Maqedoni konsiderohet se 10 % e popullatës kanë ndonjë invaliditet. Përveç problemeve shëndetësore dhe institucionale me të cilat hasen këta persona, disa nga problemet shtesë janë edhe paragjykimet, margjinalizimi dhe diskriminimi./21Media

Back to top button