Paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë

Gjykata Themelore në Peje u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e një 23-vjeçareje në Pejë.

Lajmin për Portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Peje.

“Ju konfirmojmë se të dy të pandehurve ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve”, thuhet në përgjigjen e Themelores për rtv21.tv

Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, dyshohet se më 11 dhjetor është dhunuar seksualisht në Pejë./21Media

Back to top button