Paraburgim për 19-vjeçarin, dyshohet për sulm seksual ndaj motrës së tij
Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka lëshuar urdhëresë për kryerjen e procedurës hetimore kundër 19-vjeçarit, banor në fshatin Drenovë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – sulmim gjinor ndaj një fëmije që nuk ka mbushur 14 vjeç.
I dyshuari ka shfrytëzuar një moment teksa ka qenë vetëm në shtëpi me motrën e tij 11-vjeçare, ndaj saj ka kryer akte të tjera seksuale.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kavadar të Maqedonisë së Veriut, propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjyqtari e ka pranuar propozimin dhe me vendim të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./TV21