Paraburgim për gjilanasin që dyshohet për dhunimin e një të miture

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit E. F i cili dyshohet se në një motel ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar në motel”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit , ndonëse E.F ka pranuar veprimet që i ka ndërmarr./21Media

Back to top button