Paraburgim për personin që dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit M. S.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit M. S, i cili dyshohet sa ka keqpërdorur seksualisht një të mitur.

Gjykata ka bërë të ditur se i pandehuri dyshohet se me datë 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë Komuna e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare N. K dhe me këto veprime i pandehuri M. S., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Gjilanit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./21Media

Back to top button