Paraburgim për personin që i tha policit “kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, kundër të pandehurit L.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 4 tetor 2021, në një kafiteri në Ferizaj, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privoj nga jeta të dëmtuarin-zyrtarin policor B.V. në atë mënyrë që përderisa shoqërohet për në stacion policor nga ana e të dëmtuarit, meqë i njëjti paraprakisht kishte qenë duke konsumuar alkool në kafiteri gjatë kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, sipas  masave antiCOVID, i njëjti iu drejtohet me fjalë “ty kam me ta marr shpirtin, a e din ti se kush jam unë, kam me të zhduk, kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”, ashtu që kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim dhe ankth tek i dëmtuari”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media
 
 

Back to top button