Avokatja kërkon uljen e masës së kujdesit

Avokatja kërkon uljen e masës së kujdesit

Gjykata Themelore e Shkupit ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për sulmuesin e ish-ministrit NikollaTodorov. Prokuroria Publike Themelore e Shkupit dha urdhër për të hapur procedurë hetimore ndaj të akuzuarit që përndjeket për dy vepra penale, tentim-vrasje dhe për përpunim, posedim dhe tregtim me armë ose materiale shpërndarës.

Avokatja mbrojtëse, Pavlina Zefiq kërkoi të zbutet masa e kujdesit dhe të merret parasysh se i akuzuari ka histori jo të mirë shëndetësore ndërsa gjendja e tij është përkeqësuar akoma më shumë pas vdekjes së mbesës së vogël, Tamarës.

Sipas saj, gjatë arrestimit të enjten, gjashtëdhjetë vjeçari është lënduar nga forcat e policisë, dhe se do të kërkojnë raport për lëndimet në trup.

“I dyshuari për momentin nuk është në mundësi ta mbrojë veten dhe është i shqetësuar ku 3 herë ka intervenuar ndihma e shpejtë. Sot u mbrojt në heshjte por dua të theksoj se bëhet fjalë për një rast të rëndë. Personi ka një histori të rëndë me sëmundje dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar pas vdekjes së mbesës Tamara”, u shpreh Pavlina Zefiq, avokate mbrojtëse.

Ministria e Punëve të Brendshme doli me detaje të reja në lidhje me incidentin e djeshëm të armatosur.

“SPB Shkup ka kryer inspektim në vendngjarje dhe materialet e gjetura (një armë dhe sende të tjera) janë dërguar në përpunim të mëtejshëm, ndërsa i dyshuari pas dhënies së ndihmës mjekësore është mbajtur në stacionin policor”, nga MPB.

Ngjarja ndodhi dje në mesditë, pak minuta përpara se të bëhej pranim-dorëzimi i detyrë së ministrit të Shëndetësisë në mes ish-ministrit të sulmuar Nikolla Todorov dhe ministrit të ri Arben Taravari. Todorov i shpëtoi sulmit të dështuar, ndërsa sulmuesi u kap në vendngjarje./21Media