Tusk: BE dhe Kina do të rrisin bashkëpunimin për ndryshimet klimatike

Pas vendimit të Donald Trump

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë njoftuar sot se do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pas vendimit të Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit.

“Sot, ne do të rrisim bashkëpunimin tonë me Kinën për ndryshimet klimatike”, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në përfundim të një samiti të përvitshëm mes Brukselit dhe Pekinit.

“Lufta kundër ndryshimeve klimatike do të vazhdojë me ose pa SHBA-në”, shtoi Tusk.

Sot, Kina dhe Evropa kanë treguar solidaritetin e tyre me gjeneratat e ardhshme dhe përgjegjësitë e tyre në mbarë planetin”, nënvizoi ai.

Për Tusk, vendimi amerikan është një gabim i madh, më i madh se sa mospërfshirja në Protokollin e Kiotos.

Miratuar në vitin 1997, ky i fundit vendos objektiva detyruese për çdo vend ndryshe nga Marrëveshja e Parisit. Traktati është nënshkruar nga zëvendëpresidentit demokrat, Al Gore, por nuk kishte marrë mbështetjen e Senatit amerikan.

Back to top button