Paralajmërimet e Kurtit për sulme, Ramadani: Temë reale është mungesa e rrymës, tjerat janë shpërqendrim

Ish-inspektor i AKI-së, Burim Ramadani duke komentuar paralajmërimet e mbrëmshm të Kurtit për një sulme të mundshëm serb në Kosovë, tha se temë reale është mungesa e rrymës.

“Tjerat janë shpërqendrim për qytetarët, sepse për to janë institucionet përkatëse që bëjnë punën e vet.
Me secilin që takohen sot në qytet, një hall kanë: nuk ka rrymë, ndërsa faturat vijnë shumë të larta.
Temat tjera janë profesionale dhe për to merren institucionet përgjegjëse, bashkë me prezencën ndërkombëtare ushtarake.Por, qytetarët hallin e kanë se po paguajnë shumë shtrenjtë rrymën dhe po mërdhihen në të njëjtën kohë.”, shkroi Ramandani në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media të martën tha se priten sulme të reja nga Serbia “veçmas para dhe pas Vitit të Ri”./21Media

Back to top button