Paralajmërimet e sanksioneve, AAK-ja: Kurti të bashkërendojë veprimet me aleatët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar për paralajmërimet që Bashkimi Evropian “do t’i vendosë sanksione Kosovës”.

Në reagimin e AAK-së thuhet se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike, diplomatike dhe të sigurisë se sa sot.

Tutje, kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me ShBA-të në veçanti, “para se gjendja të eskalojë e të marrë kahje edhe më të rëndë!”./21Media

Back to top button